Kufiri është i hapur vetëm për emigrantët që shkojnë në Gjermani dhe Austri

MBP ka bërë të ditur se nga dje përsëri e kanë hapur kufirin për emigrantët nga rajonet e krizës por vetëm për ato që duan të shkojnë në Gjermani dhe Austri, bën të ditur Zhurnal.

Grupi i parë i emigrantëve sot duhet që me tren të udhëtojë deri në Tabanovc ndërsa gjatë ditës pritet që edhe një tjetër tren të arrijë në Gjevgjeli, njofton Zhurnal.

Autoritetet kufitare kanë bërë të ditur se lajmi është shpërndarë tek të gjithë emigrantët se mund të kalojnë kufirin vetëm me dokumentacione valide për azil.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë vërtetim për azil në Maqedoni pasiqë asnjë emigrant nuk ka hyrë në vendin tonë.

Artikulli paraprakVIDEO – Gjuha shqipe dhe feja Islame
Artikulli vijuesA po ndryshon kahja e emigrantëve, dje në Maqedoni nuk ka hyrë asnjë!?