A po tentohet të krijohet preteksi për operacion të tipit "#fshesa" ndaj besimtarëve myslimanë në Kosovë?

0
420
A egziston ndonjë program “kombëtar” qe ta pengojë popullin për praktikimin e besimit, i nxitur nga kthimi i vrullshëm kah praktika fetare islame që po ndodhë…?! 
 
Po kthehemi pak në retrospektivë, e ta shikojmë…
 
Pas luftes, me apo pa kontroll, siq bejnë në çdo vënd postkonfliktual edhe në Kosovë u futen qindra organizata ndërkombetare, shumë sosh kristiane, ca me qëllime humanitare e shumë tjera kryekput me qëllime religjioze me mision për konvertimin e popullit në ndonjëren prej fraksioneve të krishtera, normalisht vepronin nën preteksin e humanitetit, bashkë me to u futën edhe organizata islame nga vende të ndryshme si Anglia, Arabia Saudite, Emiratet, Katari, etj., ku normalisht qellimet ishin edhe humanitare edhe fetare, por jo për konvertim, por për rigjallërim të praktikës dhe traditës islame të popullit të Kosovës, pasiqe populli kishte kaluar një kohë të gjatë nën sundimin komunist serbo-jugosllav dhe një gjë e tillë ishte mese normale. Këtu nuk bëhet fjalë për konvertim pasiqe populli i përket rreth 96% besimit islam.
 
Para disa vitëve, ata qe e kanë kap dhe e udhëheqin shtetin, pra disa agjentura ndërkombëtare me disa servilë mysliman dhe disa laik me anim katolik, sigurisht ja nisen me e ba njëfarë vlerësimi të religjiozitetit në Kosovë dhe kur u pa që organizatat e preferuara të tyre nuk kishin dhënë fort “bereqet” dhe nuk ishin konvertuar edhe aq shqiptarë, e në anën tjetër xhamitë po mbusheshin përplot çdo ditë e më shumë me rini dhe student, atëherë filluan hartimin e një plani “kombëtar”(lexo: antikombëtar) për stopimin e kësaj dukurie. Plani siç dukët përfshinte shumë pika dhe mekanizma për realizimin e tij., ndër to:
 
1. U krijua fenomeni i “Hoxhës së Morinës” në Drenicë, sigurisht në mënyrë qe, të krijohej preteksi për largimin e të gjitha organizatave të huaja islame nga Kosova, pasiqe ata e konsideronin pa të drejtë se vetëm ato arriten me i mbush xhamitë me besimtarë, duke ‘harru’ që ky popull ishte mysliman dhe sa herë t’i hiqet laku nga qafa e respekton aq sa mundet islamin, siç ndodhi edhe në Shqiperi ku, me rënien e komunizmit pothuajse rreth 100mijë besimtarë morren pjesë në rihapjen e xhamisë në Tiranë. Vazhduan kështu derisa pothuajse i shporren gati të gjitha ato organizata. Si “korrigjim të gabimit” qe benë me lejimin e tyre. Kurse nuk u mbyll asnjë organizatë e krishtere.
 
2. Filloi pika tjetër e planit, ku ministri i atëhershëm i arsimit Enver Hoxha-‘j’ me një udhëzim administrativ ua ndaloi shkollimin të gjitha vajzave me mbulesë, pasiqe ndoshta frigohej se dita ditës me lenien e tyre në shkollë, po i  “infektonin” edhe shoqet dhe me ketë po shtohej numri i tyre. Kjo e drejtë elementare njerëzore u mohua bash sikur në Shqiperinë enveriste. Fatkeqësisht për ta, as kjo nuk e arriti efektin e deshiruar pasiqe numri i tyre po rritej prap. Edhepse ndoshta mbetën pa shkollim, vajzat nuk heqnin dorë nga zgjedhja e tyre.
 
3. Pika e rradhës, në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe opoziten siriane gjatë takimit në Prishtinë, sigurisht u pa si mundësi që, ata qe ishin praktikantë të fortë t’i dergonin në Siri, në krah të FSA-së që po e përkrahte perendimi, pse jo, ndoshta të “ua thenin qafen” atje, por fatkeqësisht për ta, nuk i dëgjuan dhe nuk shkuan shumë, veç rreth150. Pastaj kur lufta në Siri nuk po i shkonte binarëve të përcaktuar perëndimit, perendimi u kërkoi kësaj klike dhe servilëve kosovar të miratojnë ligje dhe t’i denojnë ata që shkuan sepse po luftonin kundër agjendës perendimore atje, pastaj erdhi në shprehje plani B për theqafje, duke i futë dhe kalb në burgje këta njerëz që shkuan atje, ose do i lirojnë në kembim të pranimit të paraqitjes ashtu siç ju thonë ata, në menyrë qe të perdoren si pretekse për agjendat e kësaj klike.
Them qe i dërgoi kjo klikë bashkë më nderkombetarët, sepse po të ishte çeshtje vetëm bindje fetare do shkonin më heret edhe në Palestinë, Afganistan e gjetiu.
 
4. Pasiqe me këto nuk i arritën efektët qe i deshironin dhe numri i besimtarëve vetëm po shtohej, e panë si mundësi diskreditimin e hoxhallarëve duke i futë në burgje në menyrë spektakolare dhe duke i mbyll tani edhe OJQ-të bamirëse vendore. Kujtojmë, për arrestimin e hoxhallarëve i keqpërdoren thirrjet për t’u ndihmu popullit sirian me ndihma në kohen kur kjo klikë organizonte opoziten siriane në Prishtinë. Kur as ky veprim nuk po i frikësonte dhe tërhiqte besimtarët, nuk mund të vazhdonin t’i mbanin pa mbarim në burgje, sepse nuk kishin prova për atë qe i akuzonin, edhepse u munduan të bëhen fabrikime, atëherë i liruan hoxhallarët, por jo me spektakle qysh i arrestuan por në heshtje vetëm pasiqe i diskredituan figurat e tyre. Por OJQ-të ënde i mbajnë të mbyllura.
 
….
 
 
5. Pas të gjitha këtyre tentimeve dhe mos zbrapsjes së besimtarëve, ata panë mundësi tjera për bashkëpunim edhe përtej strukturave shtetrore, ku, jo vetëm që nuk po i hetojnë apo denojnë thirrjet raciste, fyerjet ndaj besimtarëve, nxitjet e urrejtjes dhe mosdurimit fetar nga disa ateistë, antiteistë dhe ekstremist laik me anim katolik, por i panë si aleatë. Dhe sot ka dyshime qe ata kanë bërë pakt të heshtur dhe i kanë angazhuar çiftat si: I.Kelmendi, F.Xharra, A.Xharra, B.Buzhala &Co  për t’i provoku nepër media dhe rrjete sociale besimtarët myslimanë dhe për ta shëndrruar në diçka të zakonshme sulmin, stigmatizimin, linçimin e margjinalizimin e besimtarëve, tani edhe nga mediat dhe shoqeria. Ata sigurisht menduan që kur të realizohet kjo pikë, ndoshta do t’u pelcasin nervat dhe t’u vie në maje të hundës myslimanëve me këto shpifje e nxitje të urrejtjes, pastaj ndonjë mysliman naiv do të ngrihet e ta ndermarrë ndonjë sulm në Prishtinë kundër ndonjë gazete apo përsoni, e me ketë ta legjitimonin operacionin e tyre, por fatkeqësisht për ta, e fatmirësisht për popullin, deri me tani myslimanët nuk po bien pre e provokimeve.
 
6. Fenomeni “ISIS” u ka sjellë shkopin magjik në dorë kësaj klike që t’ua legjitimojë çdo operacion të tyre të ardhshëm dhe konkret kundër besimtarëve, fillimisht e shfrytëzuan një ‘kercenim’ komik të ISIS-it si preteks për ta anulu koncertin për pavarësinë e SHBA-ve, duke e arsyetu kinse ka indikacione për sulm terrorist, por ky preteks nuk është aspak serioz, pasiqe ditë më parë pothuajse për një javë rresht është mbajt “Beer Fest”-i dhe po te kishte ndokush në plan të kercenonte, atëherë më e arsyeshme është qe ky kercenim të shkonte për “Beer Fest”-in sepse koncerte po mbahen ngado dhe nuk po i’a vrasin veshin askujt. Ajo që deshmon se ky ishte preteks jo i vërtetë është edhe mosvendosja e flamujve të SHBA-ve në Prishtinë, gjë qe askush nuk e ka pengu. Pra fenomeni ISIS siç e cekem, u ka sjellë shkopin magjik, e ketë shkop ishin mundu me e përdor edhe para ca ditësh, ku, paskan tentu me e prodhu një “mini ISIS për Kosovë” apo me e ‘përligjë egzistencën’ e tij këtu, ku na i paskan arrestu disa përsona, sigurisht asi përsonave që i cekëm më lartë. Po thonë na paskan qenë “me maska, helm dhe simbole të ISIS-it” qe kinse na paskan dashtë me e helmu Badovcin, akt edhe përtej dogmave të ISIS-it e lere më të Islamit. Me ketë inskenim, pos qe u bombarduan me akuza besimtarët, e mbuluan mirë edhe skandalin e faljes së tokës së Kosovës Malit të Zi, duke e shpërqendruar vemendjen nga ndonjë protestë e mundshme.
Sot fenomeni ISIS po shpërdorohet dhe po e etiketohet si përkrahës çdo kundërshtar i planit të tyre edhe nese fare nuk ka të bëj me të, por vetëm punon për përhapjen e mesazhit islam me ndonjë OJQ, apo formë tjetër qe
janë krejtësisht legale. Bile bile, qysh ka fillu, nuk është çudi që një ditë do e etiketojnë të tillë çdo namazfalës!
 
Këta njerëz duhet ta kuptojnë që:
Populli e di çka është islami dhe si janë myslimanët, sepse ka jetu me islamin për më shumë se 500vite dhe nuk është i huaj për të, sado qe mundohen të i’a shtrembërojnë. Pastaj duhet ta kuptojnë se çdo tendencë me e stopu islamin në ketë vënd duke i sulmu, duke i shpërfytyru, duke i diskreditu, duke i paraqitë zi e ma zi islamin dhe myslimanët, është e destinuar të deshtoj, pasiqe ky popull nuk heq dorë lehtë nga kjo pjesë e identitetit të tij. Kanë deshtur plot para këtyre dhe do deshtojnë edhe këta!
Dihet cilat janë problemet reale në Kosovë(krimi i organizuar, korrupcioni, papunësia,”zajednica”,etj.) të cilat po e kërcenojnë deri në deshtim shtetin tonë, e qe vetë këta i kanë sjellë. 
Fatmirësisht, sado që mundohen të kamuflojnë, populli po e kupton çdo ditë e më shumë qellimin djallëzor të tyre!
 
Sali Lajçi

* Qëndrimet e paraqitura në rubrikën OP-ED, janë personale të autorit, ato nuk reflektojnë domosdo qëndrimin dhe pajtimin e redaksisë me përmbajtjen.