A. Saudite: Rrëzimi i vinçit është shkaktuar nga era

Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se era e fortë ka shkaktuar përmbysjen e vinçit masiv, që ka rënë në Xhaminë e Madhe në Mekë, me ç’rast janë vrarë së paku 107 vetë dhe plagosur 200 të tjerë.

Autoritetet i kanë hedhur poshtë raportet se vinçi është rrëzuar nga vetëtima dhe se ata që kanë humbur jetën ishin vrarë gjatë rrëmujës.

Disa pjesë të Xhamisë së Madhe në afërsi të vinçit të rrëzuar, ende mbeten të mbyllura.

Vinçi ishte rrëzuar më para dy ditësh.

Autoritetet saudite thonë se haxhillëku, i paraparë të filloj më 21 të këtij muaji, do të vazhdoj pavarësisht nga tragjedia.

Sipas të dhënave zyrtare, tashmë në Arabinë Saudite kanë arritur më tepër se 900 mijë pelegrinë, për të marrë pjesë në ritualet e haxhillëkut për këtë vit.

Artikulli paraprakTronditëse: Refugjatëve u shfryhet barka 100 metra larg ishullit grek
Artikulli vijuesDanimarka "heq dorë" nga emigrantët