Danimarka "heq dorë" nga emigrantët

Danimarka nuk do të pranojë emigrantë për shkak të politikave strikte që ka për çështjen e emigracionit. Shtetit e ka përjashtuar veten nga skema e propozuar nga shefi i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, për ndarjen e 160 mijë refugjatëve.

Ministrja e Punës, Inger Stojberg deklaroi se deri tani, vendi ka marrë një numër të caktuar refugjatësh, çka sipas saj e ka plotësuar normën. Por sikurse raporton “Washington Post”, mikpritja aspak e ngrohtë e azilantëve në Danimarkë, i ka detyruar këta të fundit të tërheqin mbrapsht dokumentacionin për regjistrimin e tyre.

Shumica e tyre kanë nisur në këmbë rrugën drejt shteteve fqinje. Shumica e refugjatëve kërkojnë të shkojnë në Suedi, pasi aty kanë një pjesë tjetër të familjeve të tyre.

Kopenhageni deri tani është kryeqyteti që ka pranuar më shumë azilantë nga të gjithë shtetet e Evropës, por kjo ka ndikuar në marrëdhëniet e Danimarkës me Suedinë, ku ministri suedez i Drejtësisë u shpreh se nuk është e drejtë sjellja e danezëve me refugjatët, pasi ata si shtet me mirëqenie të lartë sipas tij e kanë kapacitetin për të përballuar një numër të lartë azilantësh.

Artikulli paraprakA. Saudite: Rrëzimi i vinçit është shkaktuar nga era
Artikulli vijuesKryeministri i Hungarisë: Të mbështesim Sirinë me 3 miliardë euro