Nuk kanë të ndalur teorit e konspiracionit për vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi e cila tronditi mbarë opinionin vendas dhe atë botëror.
Mes shumë emrash si CIA, nënpresidentit Lyndon Johnson, kryeministrin kuban Fidel Castro ose KGB-së, së fundmi ka dalë në skenë një emër tjetër dhe ajo është njeriu më i afërt i tij gruaja e Kennedi, Jackie.
Pas më shumë se gjysmë shekulli, shumica e hetuesve të pavarur pajtohen se ish-marinsi amerikan, Lee Harvey Osvald, personi i akuzuar për vrasjen e JFK, ishte ose i “paguar” i pafajshëm.
A mund të jetë e vërtetë se ishte Jackie, ishte ajo që i dha bashkëshortit godititjen fatale?
Një teori konspiracion sugjeron se ajo u punësua nga CIA, dhe se qëlloi për vdekje presidentin.
Në raportin zyrtar, thuhet se Osvald, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga pronari i një klubi nate, gjuajti mbi limuzinën presidenciale dy herë, nga kati i 6 i Bibliotekës së Teksasit, duke vrarë presidentin dhe duke plagosur guvernatorin Xhon Connally, i cili ishte gjithashtu në makinë.
Por, për disa, faktet thjesht nuk përputhen. Në fakt, mbi 40 dëshmitarë e përshkruan një plagë të madhe, në pjesën e prapme të kokës së presidentit.
Jackie vrasësja e vertëtë? Disa thonë se filmimi i kapur nga Abraham Zapruder në Dealey Plaza kap Zonjën e Parë që vepron në një mënyrë të dyshimtë.
Ata pretendojnë se Jackie u kthye 90 gradë për t’ju afruar Presidenti, u përkul dhe pastaj me sa duket ngre dorën e majtë drejt fytit të tij
Studiuesit kanë shqyrtuar pamjet dhe ata pretendojnë se kishte një objekt metalik në dorën e majtë të Zonjës së Parë
Raporti zyrtar nga komisioni i ngritur për të hetuar vrasjen tha se ish-marinsi amerikan Lee Harvey Osvald ka qëlluar dy të shtëna në makinën presidenciale
Por, disa hetues dhe autorë të pavarur kanë pohuar se lëndimet e Kenedit tregojnë se ai u qëllua nga përpara, domethënë që Osvald nuk mund ta kishte vrarë kurrsesi.
Vrasësja e vertëtë ishte ulur pranë tij dhe i mbijetoi shëndoshë e mirë atentatit