Merkel shpallet gruaja më e fuqishme e botës nga "Forbes"

0
147
Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet për të pestin vit radhazi gruaja më e fuqishme e botës, përpara Hillary Clintonit, kandidate për në Shtëpinë e Bardhë, dhe filantropes Melinda Gates, sipas revistës ”Forbes”.

Presidentja e Bankës Qendrore amerikane, Janet Yellen kaloi nga vendi i dytë në të katërtin, e ndjekur nga Mary Barra, PDG-ja e ”General Motors”.
Francezja Christine Lagarde, shefe e FMN-së kaloi në vendin e gjashtë dhe presidentja braziliane, Dilma Rousseff në të shtatin.

Është hera e dhjetë që Merkel ndodhet në këtë listë.

“Ajo mori në dhjetorin e 2014-ës mandatin e tretë prej katër vitesh të ekonomisë më dinamike të Evropës, luftoi rezesionin kombëtar gjatë krizës ekonomike botërore dhe është në qendër të përpjekjeve për të ndihmuar Greqinë për rigjallërimin ekonomik të saj”, shkruan revista. kohaislame