AAK i dorëzohet PDK-së!

Mbështetja e parezervë që drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë duke i dhënë Qeverisë së Kosovës, për analistët politikë është indikacion i mjaftueshëm që kjo parti do të hyjë në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, edhe nëse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk do të jetë kryeministër.

Për këtë sipas tyre, në pyetje është vetëm koha, përkatësisht nëse kjo do të bëhet gjatë këtij mandati qeverisës, apo pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ata theksojnë se ndryshimi radikal i qëndrimit të Aleancës nga një parti që ka kritikuar ashpër qeverinë në një parti që e “ledhaton”, është tregues i qartë se anëtarët e Aleancës vetëm sa nuk janë ulur në kolltukët e ministrave, shkruan “Zëri”.

Dy veprimet e fundit të AAK-së, kur kanë votuar në favor të Qeverisë, përkatësisht kundër mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje me të cilin pezullohej përkohësisht privatizimi i PTK-së dhe mbështetja që i kanë dhënë rezolutës së propozuar nga PDK-ja për bisedimet me Serbinë, për analistët politikë janë të mjaftueshme se këto dy parti përfundimisht do të hyjnë në koalicion qeverisës.kohaislame

Artikulli paraprakBujanoci po “kolonizohet”
Artikulli vijuesGrafite në Hungari: Vdekje çetnikëve