Grafite në Hungari: Vdekje çetnikëve

Në muret e një kishe serbe në Budapest janë shfaqur ca grafitë me përmbajtje kundër nacionalizmit serb.
Në kishë shkruan: “Vdekje çetnikëve”. Grafiti është reagim i incidenteve në Vojvodinë, ku dënohen disa hungarezë. Ndërkohë, në një shkollë serbe grafiti thotë: “Shkoni në Serbinë tuaj”!

Prifti ortodoks serb, Zoran Ostojic, ka thënë për RTS se grafiti në kishë është gjashtë metra i gjatë. Ndërsa, në një deklaratë të policisë hungareze thuhet se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Grafitet shfaqen pas protestave pranë ambasadës serbe në Budapest, si reagim i incidenteve në Temerin të Vojvodinës.kohaislame

Artikulli paraprakAAK i dorëzohet PDK-së!
Artikulli vijuesPDK-ja po tkurret?