AAK-ja mund të jetë partia ime e ardhshme

Adnan Merovci ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mund të jetë partia e tij e ardhshme.

Ish-shefi ekzekutiv i PTK-së, edhe pse ka thënë se nuk ka ambicie të mëdha politike, është shprehur se pa përkrahje politike nuk ka as realizim profesional.

“Profesioni im është menaxhimi, e pa përkrahje politike mbetesh rrugëve. Kjo nuk dmth. se duhet të veprosh kundër parimeve tua. Cila parti të më ofrojë fushë më të mirë atje do të shkoj”, ka thënë Merovci

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se koalicionit PDK-AAK, po i vjen dita.
Sipas tij, ky koalicion është zgjidhja më e mirë për Kosovën, “pasi vetëm atëherë do të ketë qeveri të fortë me opozitë të fortë”.kohaislame

Artikulli paraprakNdryshim në komandën e KFOR-i
Artikulli vijuesTruri i njeriut, i aftë të ruajë rininë e përjetshme