Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas tha se është “e vështirë që të arrihet marrëveshje paqësore me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu i cili nuk e pranon zgjidhjen e dy shteteve në kufijtë e vitit 1967”, raporton AA.
Abbas në New York para seancës së 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka folur për marrëdhëniet palestinezo-izraelite.
“Mësimet e marra tregojnë se është e vështirë të arrihet marrëveshje paqeje me Netanyahun. Ai nuk pranon të flasim për zgjidhjen e dy shteteve në përputhje me kufijtë e vitit 1967, për të cilat flet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe vendimet e saj. Kur nuk ka marrëveshje rreth kësaj çështjeje, mbi bazën e cilave parime do të jetë e mundur që të arrijmë marrëveshje paqeje? “, pyeti Abbas.
Ai rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një përfaqësues për të marrë informacione në lidhje me qëndrimin e palës palestineze sa i përket takimit me Netanyahun.