Erdogan: Nuk do të lejojmë që të copëtojnë vendin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur gjatë takimit final të studentëve nga e gjithë bota nën organizimin e UDEF dhe TUGVA ka theksuar se: “Nuk do të lejojmë që të copëtojnë vendin. Nuk do t’ia japim këtë shans tradhtarëve. Dhe ne me shenjën e Rabia-s çfarë themi. Themi që jemi një popull i vetëm me turqit, kurdët, llazët, çerkezët, gjerogjanët, romanët, boshnjakët. Në këtë vend jemi një popull me 79 milion banorë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë të thotë populli ajo do të bëhet”  

Ndërsa në lidhje me sistemin presidencial në Turqi dhe deklaratat e kryetarit të Partisë Republikane Popullore, Presidenti Erdoğan tha: “Tashmë del dikush dhe thotë se ardhja e sistemit presidencial në një vend kërkon gjak. Ka tre elementë. Një nga këto elementë është medh’hebizmi, i dyti është racizmi, ndërsa i treti është elementi i terrorit. Në fjalët e këtij zotërisë të 3 këto elementë qëndrojnë. Këto ushqehen nga gjaku. Njëlloj si përfaqësues të organizatave terroriste. Edhe këto filluan të lënë të njëjtin imazh. Panë që kjo punë nuk shkon me kutitë e votimit dhe humb çdo zgjedhje që futet, tashmë shikon nëse mund të fitojë gjë përmes gjakut. Nuk do të mund ti marrësh. Mbi këtë popull nuk do të dalësh. Sovraniteti është pa asnjë kusht i popullit. Çfarë të thotë populli ajo do të bëhet.”

Lufta civile në Siri  

Ndërsa në lidhje me luftën civile në Siri Presidenti turk, Erdoğan u shpreh: “Vëllezërit tanë në shtetin fqinj prej 6 vitesh vriten barbarisht nga një regjim jo legjitim dhe i pa shpirtë. Rreth 600 mijë njerëz janë vrarë deri më sot me bomba fuçi, raketa, tortura dhe armë kimike. 13 milionë sirianë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Nga këta 6 milionë dolën jashtë kufirit të vendit. Organizatat terroriste të ndihmuara nga regjimi po kryejnë spastrim etnik në rajonet ku janë të pranishme. Të gjitha këto u bënë në sy të gjithë botës. Ne që nga fillimi i këtij problemi ishim pranë vëllezërve tanë sirianë. Ju kemi hapur derën dhe do të vazhdojmë t’jua hapim.”

Presidenti Erdoğan ka theksuar gjithashtu në fjalën e tij se ata të cilët përgatisin raporte demokracie dhe lirie për vendet e Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme nuk i paraqesin asnjëherë anët e ulta të raporteve për vendet e tyre. “Nuk kanë mbrojtur asnjëherë ato që i është bërë padrejtësi, sa kanë mbrojtur terroristët dhe organizatat terroriste”, ka shtuar Erdoğan.

Presidenti Erdoğan duke kritikuar BE-në për çadrën e organizatës terroriste të ngritur në Belgjikë tha: “Çfarë lidhjeje ka të vendosësh çadër për terroristët dhe ti hapësh kryeqytetin atyre me lirinë? Që kur janë bërë terroristët të cilët kanë lyer duart me gjak si të strehuar politikë? Reagimi që jepni për DAESH-in nuk e jepni për organizatat e tjera terroriste si PKK, DHKP-C apo YPG. Meqë jeni kundër varjeve politike, përse nuk e ngritët zërin kundër varjes Motiur Rahman Nizami-t? A doli zë nga Europa? A protestoi Europa? Jo. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një standard i dyfishtë. Kur ne i themi këto, kur ne flasim për gjëra të pabaza, pa parime dhe kur u’a themi përpara syve, zotërinjtë menjëherë shqetësohen. Erdoğan-i bëhet menjëherë diktator. Ata të cilët varën Motiur Rahman-in nuk janë të tillë. Për këtë vetëm se bëjnë sehir.”

“Shpifjet e tyre nuk mund të na largojnë nga reagimi për të vërtetën” 

Presidenti Erıdoğan ka kritikuar edhe mediat të cilat mundohen të hedhin baltë. “Forcat e mediave, gjuajtësit e ekraneve dhe gazetave mundohen të hedhin baltë mbi ne dhe të na ulin dinjitetin. Vrasësit e tyre të dinjitetit nuk mund të na mposhtin. Shpifjet e tyre nuk mund të na largojnë nga reagimi për të vërtetën. Ne do të vazhdojmë pa u përkulur të ndihmojmë njerëzit në nevojë dhe ato që i’u bëhet padrejtësi, sepse ne nuk e marrim fuqinë nga paraja apo media, por nga lutjet e atyre që i’u bëhet padrejtësi të bëra në sexhde me lot në sy.”

Artikulli paraprakFëmijët refugjatë, brezi i humbur i krizës
Artikulli vijuesAbbas: Palestinezët viktimë e agresionit izraelit