Abuzimi me veturë zyrtare, mbledh dushk për Krishtlindje

Një veturë zyrtare e Republikës së Kosovës, është fotografuar me bagazh të ngarkuar me dushk sot në Veternik të Prishtinës.

Një lexues i portalit Koha.net ka dërguar në adresë këtë fotografi që shpërfaq abuzimin me veturën zyrtare.

Sipas të gjitha gjasave vetura është në shfrytëzim të ndonjë pjesëtari të komunitetit serb, i punësuar në institucionet e Kosovës, meqë dushku në këtë kohë mblidhet për të festuar Krishtlindjen ortodokse.

Kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare abuzohen nga punonjësit e institucioneve të Kosovës.

Artikulli paraprakMërgimtarët presin nga 3 orë në Merdare
Artikulli vijuesMinistri i Shëndetësisë thotë se Fondit të Sigurimeve i duhen 2 vjet që të jetë në funksion