Studenicani ka më shumë fëmijë sesa Kërçova

Ne komunen e Studeniçanit fëmijë të moshës deri 4 vjec ka më shumë se në komunen e Kërçovës. Komuna shqiptare e Shkupit thyen rekordin me numrin e femijeve te vegjel.

Kështu flasin të dhënat e Entit për Statistikë.

Nga mosha 1-4 vjec ne Studeniçan ka gjithësej 1857 fëmijë të asaj moshe, ndërsa në komunën e qytetit te Kërçoves ka 1833 fëmijë.

Nga kjo vërehet qartë dallimi i Komunës së Studeniçanit me Komunën e Kërçovës për sa i përket natalitetit të fëmijëve ku dukshëm kjo Komunë teritori është më e vogël sesa Komuna e Kërçovës por nga ana tjetër ka natalitet më të madhë.

Ndryshe mundë të konstatojmë se nataliteti në Komunat rurale rritet ndërsa në Komunat urbane zvogëlohet dukshëm.

Agjencia e lajmeve Zhurnal ka kontaktuar disa qytetarë të Komunës së Kërcoves ku si shkak për stagnimin e popullatës thonë se janë kushtet e rënda ekonomike, papunësia, varfëria dhe gjitha këto ndikojnë në zvoglimin e natalitetit dhe zhvillimit shoqerorë, deklarojnë disa qytetarë që banojnë në këtë Komunë.

Nga kjo mund të thuhet se kemi stagnim dhe zvogëlim të popullates në Komunat urbane ku kryesisht janë shqiptarë ku shembulli konkret është Komuna e Kërçovës.

Artikulli paraprakFamiljet shqiptare, hallkë shpëtimi për hebrenjtë
Artikulli vijuesOpozita në Tiranë e Prishtinë në flakë, e Shkupi?!