Adem Jashari vendoset në faqen zyrtare të Rashkës

Faqja zyrtare e Rajonit të Rashkës në Serbi është hakuar nga hakerët shqiptarë.

Në faqen raski.okrug.gov.rs tashmë mund të shikoni emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një video me këngë patriotike për heroin Adem Jashari, që përcillet me një biografi të shkurtër për gjithë familjen Jashari, rtransmeton lajmi.net.

Më poshtë në këtë faqe të hakuar nga nofawkX-Al&AnonCoders, është shkruar në gjuhën angleze një historik i shkurtër i rrugës së Kosovës drejt lirisë.
hakerat

Aty thuhet se UÇK ishte një organizatë politike dhe ushtarake që ka ndryshuar historinë e kombit shqiptar, kuptimin “e jetës në Kosovë dhe në të njëjtën kohë bëri që ëndrra e shumë gjeneratave që sakrifikuan për Republikën e Kosovës të bëhej realitet”.

Faqja e hakuar: http://raski.okrug.gov.rs/

Artikulli paraprakGodet Mulla OSMANI: Jam tu ngrënë IFTAR përball “Kishës Katolike” pa katolik!
Artikulli vijuesGëzim Kelmendi uron Ramazanin nga Turqia