“Nëse i referohemi zhvendosjes së agjendës së shtetit prej Perëndimit drejt Lindjes, pra nga BE-NATO në drejtim të Rusisë, pa dyshim meritë të madhe në këtë drejtim ka BDI-ja, mu ashtu sikurse mësuesi i tyre “shoku” Tito: Jep sinjal në të djathtë, kurse kthe në majtë. BDI-ja në disa cikle zgjedhore kishte deklaruar se kanë flijuar shume çështje kombëtare, si kompromis për ta çuar Maqedoninë në BE, gjë të cilën ndoshta e kishin besuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Por, ndërkohë për befasinë e të gjithëve, Maqedonia në vend që të perfundojë në NATO-BE ajo përfundoj në prehërin e Rusisë. Kjo duket se i kishte dëshpëruar edhe ndërkombetarët. Ish euro-ambasadori në Maqedoni, Ervan Fuere, në Kongresin Tematik të BDI ua perplasi në fytyrë: “Nuk e di pse BDI-ja vazhdon të rrijë me VMRO-në në Qeveri”! Tani kur kriza politike vazhdimisht po thellohet, SHBA-të dhe BE-ja paralajmërojnë sanksione kundër kësaj Qeverie e kundër këtij shteti, BDI-ja përsëri vazhdon të qëndrojë në Qeveri dhe ta mbrojë pozicionin pro-rus të Qeverisë, kështu që besoj se nuk do shumë mend për të konstatuar se cilën anë e ka zgjedhur BDI-ja. Prandaj e MERITON të quhet VMRO + BDI = RUSI!“, – shkruan Adnan Azizi në FB, anëtarë i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA.
You Might also Like
Si bëhen dasmat në Islam
Dasma Dasma është përgatitja e ushqimit në ditët festive të saj dhe kjo gosti është…
By
Redaksia
2 Min Read
Erdogan i hedh benzinë zjarrit: Ja sekreti i Putinit
Duket se konflikti mes Rusisë dhe Turqisë ka marrë një rrugë pa kthim. Pas deklaratave…
By
Redaksia
1 Min Read
Emrat myslimane Sara dhe Melisa në mesin e emrave më të vendosura në vitin 2015 në Maqedoni
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Udhëheqjes së Librave Amzë për vitin 2015 në Maqedoni,…
By
Redaksia
0 Min Read
Zejdi mohon zërat për përçarje në Lëvizjen Besa
Pas postimit në Fejsbuk të Muhamed Demiri nga fshati Sllupçan i Kumanovës ku flitej për…
By
Redaksia
1 Min Read
Suedia nis kontrollet në kufi për të ndaluar hyrjen e emigrantëve
Suedia do të nisë kontrollet në kufi për të përballuar krizën e emigrantët, të cilët…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja falja e namazit të Bajramit në Kaçanik
Është traditë shumë vjeçare që namazi i Bajramit në qytetin e Kaçanikut të falet në…
By
Redaksia
0 Min Read
