
Adnan Hyseni, trajneri i Besës është rikthyer në stolin e këtyre të fundit.
Hyseni para disa muajve kishte probleme shëndetësore, me që rast u deshtë të largohej nga Kosova për shërim në Gjermani.
Ai vuante nga një infektim dhe dëmtim serioz të mëlçisë. Por, me ndihmën e të gjithëve, Adnani arriti që ta mposhte këtë sëmundje dhe iu rikthye palestrës.
Hyseni ishte i pranishëm në ndeshjen Besa – Liburn, të cilët ia bën një pritje emocionuese.