Adoleshentja që jeton brenda një tasi plastik

0
754

Si çdo adoleshente tjetër, ajo është një vajzë e qeshur e cila ëndërron që një ditë të hapë dyqanin e saj.

Por, e lindur me një sindromë misterioze, Rahma Haruna nuk ka këmbë dhe vuan nga një dhimbje e vazhdueshme, teksa e kalon pjesën më të madhe të jetës në një tas të madh plastik.

vajza2

19-vjeçarja nga Kano, Nigeri ka ardhur në jetë si një fëmijë plotësisht i shëndetshëm, por kur ishte 6-muajshe rritja e saj u ndërpre papritur dhe u ndal zhvillimi i gjymtyrëve të poshtëm.

Nëna e saj, Fadi thotë: ‘Kur mbushi 6 muajshe dhe mësoi si të qëndronte ulur nisi gjithçka. Ajo nuk mësoi dot si të zvarritej. Nisi me një grip, pastaj dhimbje stomaku.

vajza1

Pastaj me pjesët e trupit, si këmbët dhe duart. Ajo nuk mund t’i përdoret për shkak të dhimbjeve të forta.

Familja e vajzës bën gjithçka që të mos e privojë nga jeta Rahman dhe e transportojnë atë me një tas plastik përreth fshatit ku jetojnë.

vajza3