Aeroporti Adem Jashari probleme me valixhet

Aeroporti Nërkombëtar i Prishtinës sot për shkak të mbipeshës së valixheve të udhëtareve ka pësuar një prishje teknike të paisjeve për mbartjen e valixheve.

Si pasojë e kësaj janë shkaktuar disa vonesa të vogla në procesimin e udhëtareve.
Mirëpo, Menaxhmenti i “PIA Adem Jashari”, është duke punuar me intensitet të madhë që sa më shpejt të evitohet kjo pengesë teknike.
Me kete rast LIMAK Kosova që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ju kërkon ndjesë të gjithë udhëtareve për këto vonesa dhe për çdo pakënaqësi të shkaktuar në shërbimin ndaj tyre./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakBMW prezanton makinën elektrike
Artikulli vijuesMuslimanët në Londër shtrojnë iftar për të pastrehët gjatë Ramazanit