Konjufca: Patëm oferta nga PDK e LDK për t`u bërë pjesë e Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka theksuar se opozita i ka renditur tri kërkesat përballë Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, tërheqja e nënshkrimeve, referendumi dhe zgjedhjet e reja, janë opsionet që i janë ofruar ekzekutivit nga ana e opozitës së bashkuar.

Konjufca ka shtuar se zgjidhja më e mirë do të ishte që të tërhiqeshin nga marrëveshjet e dëmshme.

Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se prishja e VLAN-it, ishte si pasojë e ambicies së shefit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës për t`u bërë kryeministër i vendit, duke shtuar se “Mustafa shkoi edhe me SHIK-un e Hashim Thaçin vetëm për t`u bërë kryeministër”.

“As ofertat e majme të pushtetit nuk mundën ta prishin unitetin e opozitës”, ka potencuar ai në RTV Dukagjini.

Konjufca ka theksuar se PDK-ja dhe LDK-ja i kanë ofruar vazhdimisht partive opozitare oferta për t`u bërë pjesë e Qeverisë, dhe se PDK-ja sipas tij, i ka ofruar poste ministrore LVV-së, vetëm që të bëhet pjesë e Qeverisë.

Artikulli paraprak“Daily Mirror”, ISIS dhe gazetarët
Artikulli vijuesPresidenti i Iranit viziton Romën