Aeroporti i ri Turk më i madhi në botë

Turqia po ndërton aerportin e tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë. Ky aeroport do të mbajë emrin e presidentit Rexhep Taiyp Erdogan.
Aeroporti pason pas ndërtimit të pallatit pompoz presidencial me 1000 dhoma, gjashtë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë. Megaprojektet e ndërtimit në Turqi janë shpallur si prioritetit i presidentit Erdogan.

Në mbarë vendin po realizohen ndërtime gjigande. Më 2023 republika e Turqisë feston 100 vjetorin e saj. E deri atëherë duhet të kenë përfunduar këto projekte, me të cilat Erdogani synon të sigurojë vendin e tij në histori.

Aeroportin gjigand shumë e shohin si simbol të një Turqie ambicioze. Por ai do të jetë edhe një simbol i pushtetit në rritje të Presidentit Erdogan. Rregullisht, presidenti i shtetit interesohet personalisht në kantierin e ndërtimit, si po ecin punët. Aeroporti do të mbajë më vonë emrin e tij.

Pro dhe kundra aeroportit të ri të Stambollit

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim, sepse sipas autoriteteve ato i shërbejnë një qëllimi më të lartë: aeroporti i madh do ta bëjë më në fund Stambollin kryqëzimin më të rëndësishëm midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Evropës dhe Azisë. Vetëm pista për uljen dhe ngritjen e avionëve do të ketë gjashtë. Që pas dy vjetësh do të përurohet segmenti i parë i ndërtimeve

Artikulli paraprakPresion mbi Sandersin për të lënë garën
Artikulli vijuesMos hapja e Urës së Ibrit mund ta destabilizoj Mitrovicën