Vëllazëria Muslimane: Kushtetua kaloi

Vëllazëria myslimane e Egjiptit pohon se draft kushtetuta e re e vendit ka kaluar pas raundit të fundit të votimit në referendum.

Vëllazëria myslimane, nga e cila vjen presidenti Mohamed Morsi, raportoi për gazetën “Al Ahram” se rreth 64 për qind e votuesve e mbështetën kushtetutën, nga raundi i dytë i së shtunës
Rezultatet e para janë të bazuara në raportet e zyrtarëve të kthyer nga shumica e stacioneve gjatë dy raundeve, të cilat për një javë u mbajtën larg mediave. Rezultatet zyrtare do të shpallen nga Komisioni Zgjedhor të hënën, pasi janë në pritje të ankesave.
Sondazhet nga Fronti Kombëtar i Opozitës gjithashtu tregojnë kalimin kushtetutës, tha një zyrtar i opozitës. Megjithatë, ata pretendojnë se ka pasur incidente të mashtrimit gjatë votimit.
Përderisa rezultatet deri më tani kanë qenë jozyrtare, shifrat e Vëllazërisë Myslimane në zgjedhje zakonisht kanë qenë të sakta. Shifrat e ulëta të pjesëmarrjes, megjithatë, ishin shqetësuese për të dyja kampet.
Raundi i parë i 15 dhjetorit u krye me 57 për qind në favor të kushtetutës, sipas të dhënave jozyrtare. Votimi u nda gjatë dy ditëve, pasi shumë gjyqtarë refuzuan të mbikëqyrin votimet.
Mbështetësit e Morsi thonë se kushtetuta është jetike për të lëvizur drejt demokracisë, gati dy vjet pas revolucionit që përmbysi diktatorin Hosni Mubarak.
/mszh/Arbnora Avdiu-Hoxha/kohaislame

Artikulli paraprakErdoan: FMN-së do t'i japim borxh edhe 5 miliardë dollarë
Artikulli vijuesEgjipt – Opozita: do ta apelojmë rezultatin e referendumit