Afër 230 të vdekur në Bangladesh

Është rritur në 228 numri i të vdekurve në Bangladesh, si pasojë e shembjes së një ndërtese 8 katëshe.

Zyrtarët lokalë druajnë për rritjen e mëtutjeshme të numrit të viktimave, pasi shumë njerëz vazhdojnë të mbesin nën rrënoja. Ndërtesa tetëkatëshe, që gjendet në periferi të kryeqytetit Dhaka, është shembur të mërkurën dhe ka shkaktuar lëndimin e rreth 1,000 personave të tjerë. Kolapsi i saj ndodhi më pak se pesë muaj pas përfshirjes në zjarr të një ndërtese tjetër. Në atë incident patën humbur jetën 112 persona./BS/kohaislame

Artikulli paraprakOsmani: Përse gënjen Enver Hoxhaj?
Artikulli vijuesRhode Island, shteti i dhjetë në SHBA që legalizon martesat e homoseksualëve