AFGANISTAN – DËNIM ME VDEKJE PËR VRASËSIN E KATËR USHTARËVE FRANCEZË

Ushtaraku afgan i cili vrau katër trupa franceze më 20 janar të këtij viti, në një bazë ushtarake në Kapisa, në verilindje të Kabulit, u dënua sot me vdekje, njoftoi pak më parë Ministria afgane e Mbrojtjes.

Abdul Sabor, 21 vjeç në momentin e ngjarjes, u dënua nga një gjykatë ushtarake në burgun e Pul-i-Charkit, në afërsi të Kabulit.

Data e ekzekutimit të tij ende nuk është bërë e ditur për mediat.

Vrasja e këtyre katër ushtarëve francezë e shtyu presidentin e atëhershëm, Nicolas Sarkozy, të përshpejtojnte me një vit tërheqjen e francezëve nga Afganistani.TRT/kohaislame

Artikulli paraprakU zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me turp”
Artikulli vijuesNë veri të Kosovës operojnë 2000 agjentë të Serbisë