SIRI – OBAMA: PËRDORIMI I ARMËVE KIMIKE, KAPËRCIM I VIJËS TONË TË KUQE

“Në qoftë se regjimi i Esadit do të përdorë armë kimike dhe biologjike, kjo nënkupton kapërcimin e vijës së kuqe të Uashingtonit në lidhje me këtë çështje”, tha Obama në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan Barak Obama zhvillimet në Siri i ka trajtuar në një konferencë surprizë që zhvilloi me mediat në Shtëpinë e Bardhë.

“Në qoftë se regjimi i Esadit do të përdorë armë kimike dhe biologjike, kjo nënkupton kapërcimin e vijës së kuqe të Uashingtonit në lidhje me këtë çështje”, tha Obama.

Presidenti amerikan u shpreh se ekzistenca e armëve kimike dhe biologjike në Siri është një çështje që shkakton shqetësime të mëdha për Uashingtonin dhe aleatët e ngushtë të tij.

Presidenti Obama theksoi se përdorimi i këtyre armëve të shkatërrimit në masë nga Siria do të shkaktonte përhapje të përleshjeve edhe më gjerë në rajon.

Obama tha se janë duke e ndjekur nga afër situatën dhe rikujtoi se për momentin nuk ka dhënë ndonjë urdhër për ndërhyrjen e ushtarëve amerikanë në Siri.kohaislame

 

Artikulli paraprakKUNDËRSHTOHET LIGJI QË PËRJASHTON UÇK-NË
Artikulli vijuesERDOAN: QEVERIA DO TË VAZHDOJË ME VENDOSMËRI LUFTËN KUNDËR TERRORIT