Afganistan: Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve është më i vogël

Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga ndeshja vdjekjeprurëse e dy autobusëve të udhëtarëve dhe e një cisterne me karburant, në autostradën kryesore në pjesën lndore të Afganistanit, është më i vogël se sa ishte raportuar më parë.

Jawed Salangi, zëdhënës i guvernatorit të provincës Ghazni, tha se 52 vetë janë vrarë dje në qarkun Muqur të Ghaznit, në autostradën që e lidhë kryeqytetin Kabul me qytetin jugor Kandahar.

Ismail Kawusi, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë, tha se numri prej 73 të vrarëve ishte dhënë nga qeveria, për shkak të “vështirësive teknike”të informacioneve që arrinin nga spitalet.

Në këtë ndeshje, po ashtu, janë plagosur dhjetëra vetë.

Policia në Muqur tha se po zhvillohen hetime lidhur me shkaqet e aksidentit, por theksoi se faktet e para tregojnë se arsye e ndeshjes ishte grahja e pakujdesshme.

Aksidentet e trafikut në Afganistan janë pothuajse të zakonshme, pasi shumë rrallë implementohen ligjet e trafikut, ndërsa rrugët janë në gjendje të dobët.

Artikulli paraprakPoroshenko: Në lindje të Europës nuk respektohet e drejta ndërkombëtare
Artikulli vijuesLiberalizimi një “mundësi” për ikje te reja nga Kosova