Arabia Saudite synon të bëhet e para në zbulime për botën myslimane

Princi Turki bin Saud bin Mohammed Al-Saud, president i King Abdul Aziz City for Science and Technology (KACST), ka thënë se plani kombëtar i vendit u përqëndrua kryesisht në kërkimet shkencore industriale.

Kjo ka rezultuar me një hap të madh në sektorin këtë sektor, ku nga 10 projekte që kishim më herët, këtë vit kemi realizuar deri në 390 projekte, që do të thotë një rritje 40-fish në kërkime shkencore, duke e bërë Arabinë Saudite të renditet në pozitën e 35-globale dhe e para në botën arabe dhe myslimane në cilësinë e hulumtimit, ka thënë ai.

Vlerësimi ndërkombëtar gjithashtu e vendos Mbretërinë përpara Turqisë dhe Iranit.
Princi Turki bëri këtë vëzhgim në ditën e hapjes së një punëtorie që e trajtoj një plan të dytë për risitë në shkencë dhe teknologji të programeve që organizohen nga selia e KACST në Riad.
Por për princin, ky kërcim është i pamjaftueshëm pasi ka ende një hendek midis kërkimit dhe industrisë, një problem ky i vendeve në zhvillim dhe i atyre të zhvilluara.
Ai tha se arsyeja është mungesa e investimeve të përshtatshme dhe paaftësia për t’i përkthyer këto ide në projekte industriale. Prandaj, plani në fokus gjatë fazës së tanishme do të jetë për të investuar në hulumtime industrial për të lehtësuar kalimin në një ekonomi të bazuar në dije./Kohaislame.com

Artikulli paraprakSulmi i rebelëve shiit në Jemen la të vrarë 10 trupa saudite
Artikulli vijuesMikpritja evropiane dhe plani për boshatisjen e Sirisë – Genc Plumbi