Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Laszlo Szabo, së bashku me ambasadorin hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz.
Agani fton hungarezët të investojnë në Kosovë
Gjatë takimit, Agani ka falenderuar delegacionin hungarez për ndihmën dhe përkushtimin e treguar ndaj institucioneve dhe popullit të Kosovës, ndërsa shtoi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, Agani ka shtuar se seministria që ai drejton është duke punuar intensivisht në projektin që do të zgjidh problemin e ujërave të zeza në qytetin e Podujevës, por edhe në Liqenin e Batllavës dhe për këtë qëllim ftoi Qeverinë hungareze të participojë në këtë nismë.
Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Laszlo Szabo, i ka ofruar mbështetje ministrit Agani në projektet mjedisore, konkretisht në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza, në frymën e së cilit do të realizohet edhe projekti në fjalë.