Agani merr premtime për njohje të shpejta të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka marr premtime nga përfaqësues të shteteve të Organizatës Islamike se çështja e njohjes së Kosovës do të diskutohet nga këto shtete më seriozisht.

Ministri Agani tha për Radio Kosovën se pret njohje të shpejta nga Egjipti, Alegjeria, Tunisi dhe Jemeni.

Agani, i cili po merr pjesë së bashku me ministrin Jagcillar në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik lidhur me gjendjen në Siri, konsideron se prezenca e Kosovës ka qenë e një rëndësie të veçantë duke thënë se kjo situatë është shfrytëzuar mjaft mirë për avancimin e çështjes së Kosovës, rreth njohjeve.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se është takuar edhe me diplomatët e shteteve të Xhibutit, Malit, Sudanit, Marokut, Somalisë e Jordanisë. /rtk/kohaislame

Artikulli paraprakMedeleine Albright në garë për PTK-në
Artikulli vijuesAudi R8 redizajn, edhe më i rrezikshëm