Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik alarmon për ndotje uji në Han të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit përballet me ujë të ndotur. Kjo si pasojë e mosmenaxhimit të ujësjellësit nga askush.

Ndërsa sipas analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në shumicën e pikave të furnizimit nëpër shkolla, shtëpi shëndeti, biznese, por edhe në ekonomit familjare, më saktë për rreth 5 mijë qytetarë, del të jetë i kontaminuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Uji në këtë qytet rezulton të jetë i kontaminuar dhe paraqet rrezikshmëri për përdorim përderisa nuk menaxhohet nga asnjë kompani”, thonë përfaqësuesit e IKSHPK-së.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë se prej disa vitesh kanë alarmuar për gjendjen ekzistuese të ujit përderisa nuk po menaxhohet nga asnjë kompani rajonale.

Sipas tij kjo komunë kishte bërë përpjekje për ta menaxhuar vetë ujin, mirëpo Qeveria e Kosovës ia kishte ndaluar..

Artikulli paraprakSivjet përfundon ndërtimi i ujësjellësit për 14 fshatra të Malishevës
Artikulli vijuesMbushen xhamitë në Zvicer