Kryetari Ferid Agani, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Fidan Mustafa, nënkryetarët Qeram Telqiu dhe Eroll Venharin, kanë realizuar një vizitë në degën e Shtimës, ku u pritën nga kryetari Muhamet Ademaj, anëtarë të kryesisë dhe simpatizantë të PD-së.
Kryetari i degës, Muhamet Ademaj ka njoftuar delegacionin nga qendra me gjendjen politike në këtë komunë, si dhe me aktivitetet dhe zhvillimet brenda kësaj dege.
Po ashtu, Ademaj ka thënë se po punojnë pa ndalë që PD-ja në këtë komunë të rritet dhe fuqizohet, duke potencuar se shumë intelektualë dhe të rinjë kanë shprehë dëshirën dhe vullnetin të bashkohen rreth programit të PD-së dhe të rrugëtojnë së bashku drejt sukseseve të reja.
Ndërsa, Agani ka përgëzuar degën për punën dhe angazhimin, ndërsa shtoi se PD-ja ka qenë dhe mbetet altertnativa më e duhur për qytetarët e vendit, ngase brenda programit dhe platformës së kësaj partie gërshetohen vlerat kombëtare, fetare dhe ato evropiane.
Gjithashtu, ai ka shtuar se PD-ja mbetet e përkushtuar që të japë kontributin e saj në çdo sferë, në mënyrë që shteti dhe qytetarët e vendit të kenë një të ardhme më të mirë dhe të prosperuar.