AGJERIMI I MIRË PËR SHËNDETIN!

Agjërimi konsiderohet me shumë dobi si për nga ana shpirtërore ashtu edhe ajo shëndetësore. Dr. Alexis Carrel, i cili në vitin 1940 ka qenë fitues i çmimit Nobel në mjekësi, në librin e tij “L’homme, cet inconu”, ndër të tjera thotë se, gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, duke mundësuar kështu një ripërtëritje në trup.

Dobitë tjera të agjërimit sipas Dr. Alexis Carrel janë edhe psikologjike, ku gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë.

“Agjërimi nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, por ndihmon. Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt. Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë. Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje. Organizmi i obezëve gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit”, thuhet më tej në studimin e nobelistit Carrel.

Po ashtu në këtë studim thuhet se, agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut. Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut. Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor, ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.kohaislame

Artikulli paraprakIsh zyrtari i FMN-së: Turp që punova për ju
Artikulli vijuesDasmorët e rrahin policin