Irani ka sinjalizuar në parim gatishmëri për bisedime me SHBA. Por ai nuk do të negociojë nën presion. Njëkohësisht, qeveria e Teheranit përpiqet të zbusë sanksionet e vendosura nga Perëndimi.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA. Por parakusht për këtë është që SHBA ta ndryshojnë me themel sjelljenndaj vendit të tij, kërkoi Ahmadinexhadi. Në një fjalim që mbajti në 34 vjetorin e revolucionit islamik, ai kërkoi në një manifestim të madh në qendër të Teheranit duke iu drejtuar Uashingtonit:”Hiqni dorë së drejtuari armë kundër kombit iranian, dhe unë personalisht do të zhvilloj negociata me ju.”
Çfarë roli luan Ahmadinexhadi?
Vendi i tij megjithatë nuk do të bëjë lëshime në grindjen atomike me Perëndimin, bëri të qartë presidenti. “Irani është sot një vend me dije bërthamore, i pëlqen kjo Perëndimit apo jo,” tha Ahmadinexhadi.
Qindra mijëra iranianë morën pjesë në manifestimin për përvjetorin e revolucionit të 1979-ës
SHBA janë shprehur kohët e fundit në mënyrë të përsëritur për bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqjen iraniane për programin e saj atomik, por vendosën njëkohësisht në mes të javës së kaluar në fuqi sanksione të reja kundër Iranit. Se çfarë peshe kanë deklaratat e Ahmadinexhadit është e paqartë, sepse udhëheqësi fetar, Ajatollah Ali Chamenei ka deklaruar tashmë se është kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me SHBA për programin atomik iranian dhe për çështje të tjera mosmarrëveshjesh. Dhe është Chamenei e jo Ahmadinexhadi që ai që ka fuqinë të autorizojë bisedime për programin e diskutueshëm bërthamor. Për më tepër, Ahmadinexhadit i kanë mbetur edhe vetëm pak muaj si president në post dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë. Bisedimet e Iranit me pesë fuqitë me të drejtë vetoje në OKB dhe Gjermaninë, për programin atomik iranian do të rifillojnë më 26 shkurt në Kazakistan.
Vendi vuan nga sanksionet
Qeveria e Teheranit përpiqet t’i zbusë sanksionet e vendosura nga Perëndimi. Prej tyre vuajnë jo vetem monedha e vendit, Rial, por edhe eksportet e naftës, një burim kryesor të ardhurash për Iranin. Ashpërsimi i ri i sanksioneve së fundi bëri që të ngrihet inflacioni dhe të bierë fuqia blerëse tek populli.
Perëndimi dyshon se Irani ndërton fshehtas një bombë bërthamore. Teherani i hedh poshtë kritikat dhe kujton të drejtën e tij për të përdorur në mënyrë paqësore fuqinë atomike.
You Might also Like
Izraeli sulmon Rripin e Gazës
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se aeroplanët e saj kanë goditur një lokacion të…
By
1 Min Read
OKB: Rreth 70 mijë të vrarë në Siri
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se…
By
1 Min Read
Amerika furnizon Izraelin me avionët Ospery
Raportet bëjnë të ditur lajmin më të fundit mbi planet e qeverisë së Uashingtonit për…
By
1 Min Read
Sekretari amerikan i shtetit takohet me opozitarët sirianë
-Sekretari amerikan i shtetit është takuar dhe ka biseduar me opozitarët sirianë. Agjencia e lajmeve…
By
1 Min Read
Arabi Saudite: Mbreti i ri fillon t'i lirojë disa dijetarë të cilët ishin burgosur më herët
Autoritetet saudiane kanë filluar të lirojnë disa nga dijetarët që me vite gjenden në burgje.…
By
1 Min Read
6 të vdekur rezultat i një sulmi ajror amerikan në Jemen
Agjencia franceze e lajmeve citon një funksionar jemenas të ketë thënë se sulmet e avionëve…
By
0 Min Read
