E sheh në ëndërr Muhamedin a.s. dhe pranon Islamin

Kjo është histori e vërtetë për djaloshin 16 vjeçar jordanez, Kastro Mazin Nimri i cili e ka pranuar islamin pasi që ka ëndërruar Muhamedin a.s. dhe ka biseduar me atë në ëndërr. Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush më sheh në ëndërr më ka parë vërtetë, sepse shejtani nuk mund ta marr pamjen time.”

Babai i Kastros është një i krishterë jordanez, ndërsa nëna e tij është me prejardhje nga Rumunia, gjithashtu një e krishtere nga qyteti Irbid në Jordan.
Duke folur për kalimin e tij në Islam, Kastro thotë: “Unë për Islamin nuk kam ditur asgjë, përveç se që kisha dëshirë të dëgjoja kasidet dhe ilahijet islame, të cilat gjithmonë i përsëritsha në shtëpinë tonë, çka e zëmëronte babain tim. Ai frikohej të mos e pranoj islamin, ndaj i mbyllte dyert dhe dritaret që unë të mos dal.

Një natë e pashë në ëndërr të dërguarin e Zotit, Muhamedin a.s. i cili më tha: “Më ndiq tët mësoj si falet namazi. Unë në ëndërr u ngrita dhe u fala bashkë me Muhamedin a.s.. Kur u zgjova e dëgjova veten duke thënë me zë shehadetin (dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muahamedi a.s. është i dërguar i Tij). Leximi im me zë i dëshmisë islame i frikoi dhe brengosi prindërit e mi.

Pas kësaj vendosa të largohem nga banesa ime. Pasi që banonim në katin e dytë unë arrita disi të ikë nga banesa dhe u paraqita në stacionin më të afërt të policisë. Prej atje më dërguan në një shtëpi për jetim, mirëpo prej aty ika sepse kisha frikë të mos më kthejnë përsëri në shtëpi. Shkova tek udhëheqësi i fisit Benu Atije i cili jeton në pjesën jugore të Jordanit. Ai më pranoi me zemërgjerësi dhe më tha se do të më ndihmoj që të marr dokumentet me emrin tim të ri – Muhamed.

Muhamed Kastro i ka kërkuar mbretit të Saudisë që t’ia mundësoj ta vizitoj Mekën dhe Medinën për ta bërë Umren. Përveç kësaj, ai shpreson se edhe prindërit e tij, me ndihmën e Allahut do ta pranojnë islamin dhe do t’i bashkohen djalit të tyre Muhamed Kastros.

Burimi: Saff.ba

Perktheu: Islampress

Artikulli paraprakTurqi: Kërkojnë minerale, gjejnë 100 ton ari
Artikulli vijuesPse të krishterët nuk bëhen synet edhe pse ua thotë Bibla