Ahmeti ia tregon Milaim Zekës të vërtetën e Kumanovës

0
215
Mialim Zeka, gazetari nga Kosova ka rrëfyer për takimin me Ali Ahmetin pas rastit të Kumanovës ku ka thënë se lideri i BDI-së ishte tepër i mërzitur.
 
Sipas Zekës, Ali Ahmeti ka bërë çmos që të ndalet terrori dhe mos të vriten njerëz, ka ndikuar te ambasadat e huaja dhe ka komunikuar me grupin e armatosur.
 
Ja rëfimi i Milaim Zekës për takimin me Ali Ahmetin:
 
“Prapaskenat e terrorit në Kumanovë”
 
Dje në mëngjes, sëbashku me kameramanin Bledi Tola, ishim nisur për në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Planet tona ishin, që përpos rrëfimeve të popullatës, të intervistonim edhe liderin shqiptar, Ali Ahmetin dhe atë të opozitës Zaev.
 
Ndërkohë që po prisnim të shkonim tek Zaevi, një telefonatë me Ali Ahmetin na ndryshoi planifikimin e orarit të punës.
Kur arritëm në zyrat e BDI-së, une u ngjita lartë, ndërkohë që Bledi po merrte pamje.
Me të hyre Aliu, e pash që përpos që ishte i lodhur, ai ishte edhe tepër i mërzitur.
 
Ahmeti: Nuk e di se kujte ju desh kjo. Askush nuk po e merr vesh. Shume rende. Dikush deshi te ma leje kopilin ne dere, thoshte Aliu dhe po rrenqethej.
 
Zeka: Po edhe ne gazetaret kemi mungese te informacionit, i thash. Edhe ne kemi rene viktime e informacionit. U tha qe u vra nje vajze 8 vjecare, po doli te ishte genjeshter.
 
Ahmeti: E pash shkrimin tend lidhur me kete. Hallall per kritikat qe mi ke bere, po ata qe plasuan se ka edhe femije te vrare, ata deshen dicka tjeter.
Shikoni njerez te deshmuar si ish argat te Beogradit, apo nje gazetar kendej me vuri epitetin e tradhetarit. Me krahasoj me Rrahman Morinen. Ani ku? Ne tv publik. Pa pyetni per kete gazetar se cfare sllavofili eshte. Ky far zotri Selmani, me 2001, UCK ne ne Maqedoni e ka quajtur terroriste. Njesoj ka vepruar Baton Haxhiu. Dhe prap keta ne skene.
 
Zeka: Po a dihej per akcionin qe do ndermerrte policia?
 
Ahmeti: Te gjithe flisnin. Po ishi llafe kafesh. Une direkt dhe indirekt kam qene kunder akteve te dhunes. Me faktorin nderkombetar kemi kordinuar cdo veprim. Planet kane qene dhe jane, nga pala maqedone, qe te ndahet vendi. Une kam qene dhe jam kunder.
 
Zeka: Po mire, te gjitha pergjimet ekzistojne. Pse po mohoni qe keni komunikuar me grupin e armartosur?
 
Ahmeti: Une nuk e mohoj. Menduh thaci tha se ne vend te Sami Ukshinit, gjoja paska komunikuar me Sami Lushtakun. Lushtaku e demantoi. Po te kthehemi tek une.
Ne ora 8 te mengjesit me kane thirrur ne telefon. Ishte Muhamet Krasniqi-malisheva. – Kryetar, te lutemi na ndihmo. Nuk mu ka drejtu me tradhetar, po kryetar. Do beje cka mundem i thash. Po duhet te lidhem me zyrat e huaja. Mundet te ju vrasin te dorezuar dhe na prejne ne bese.
Fill i kam urdheruar tre nga ministrat e mi te ndermjetsojne. Ne anen tjeter jam lidhur me nderkombetaret.
Per kete ka inqizime. Do kerkoj te behen publike.
 
Zeka: Po mire, pse nuk terhiqeni nga qeveris?
 
Ahmeti: Per momentin do ishte teper keq dhe do beheshim sikur jemi me faj.
 
Zeka: Po sa keni informacione per te vraret?
 
Ahmeti: Ka pas veshtiresi ne identifikimin e te vrareve. Po me keqeardhje ju them qe Bege Riza dhe Mirsad Ndrecaj, jane ne mesin e te vrareve. Kete konfirmim e kemi marre edhe nga policia e Kosoves.
Do bejme cmos qe edhe te burgosurit te trajtohen si duhet, perfundon Ali Ahmeti, duke qene i bindur qe ne ditet ne vazhdim, do te kete zhvillime dramatike ne vend…”.kohaislame