Muftinia e Kumanovës : apelon për gjakftohtësi

 
 
 
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë, përmes një komunikate me shkrim, apelon deri te qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë.
 
“Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë me shqetësim të madh që nga orët e hershme të mëngjesi po e ndjek aksionin policorë që po zhvillohet në Lagjen e Trimave në Kumanovë e banuar me shumicë shqiptare.
 
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë apelon te gjithë popullata shqiptare e në veçanti popullata e lagjes së trimave që ta ruaj gjakftohtësinë e tyre dhe mos të bien preh e provokimeve. Gjithashtu apelojmë te organet shtetërore, te ndërkombëtarët, partitë politike shqiptare dhe te të gjithë ata që kanë mundësi që të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate që ta japin kontributin e tyre, ngase në mesin e banorëve ka pleq,gra,fëmijë dhe të sëmurë të cilëve ju nevojitet ndihmë urgjente.”, thuhet në apelin e Muftinisë, transmeton zhurnal.mk 
Artikulli paraprakEksluzive: 4 policë të vrarë në Kumanovë, 2 prej tyre nga Bërvenica e Tetovës
Artikulli vijuesOperohen 15 fëmijë me anomali të lindura