Ahmeti, Petrovi dhe Jakimovski luajnë në të njëjtën ekip! Kur njëri lëndohet, e zëvendëson tjetri!

“Pajtohem me mendimin se ngjashmëria dhe afërsia kohore e këtyre protestave aludon se mund të jenë nën të njëjtat koordinime ku BDI, Todor Petrov dhe Stevco Jakimovski duken sikur janë lojtarë të një ekipi dhe ndërrojnë rolet sipas episodit ose kur njëri është i lënduar e zëvendëson tjetri!”, deklaroi për “Lajm”, analisti Ramadan Ramadan.

111

Dy javë pas protestave me shatorë që i mbajti BDI në Butel, protesta me shatorë të martën filluan edhe kontra-protestuesit e afërt me Nikolla Gruevskin, që udhëhiqen nga partneri i VMRO-së dhe BDI-së në qeveri, Stevçe Jakimovski. Janë pikërisht shatorët që kanë ngritur dyshimet se strategjia e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, respektivisht partnerëve të sajë, po planifikohet dhe po koordinohet nga një qendër e njëjtë, vlerësojnë analsitët shqiptarë. Ramadan Ramadani madje e krahason këtë koordinim me një ekip futbolli.

“Pajtohem me mendimin se ngjashmëria dhe afërsia kohore e këtyre protestave aludon se mund të jenë nën të njëjtat koordinime ku BDI, Todor Petrov dhe Stevco Jakimovski duken sikur janë lojtarë të një ekipi dhe ndërrojnë rolet sipas episodit ose kur njëri është i lënduar e zëvendëson tjetri!”, deklaroi Ramadani për “Lajm”.

Analisti Xhelal Neziri, thotë se ky koordinim nuk është i tanishëm, por daton prej para 8 viteve.

“Që nga propozimi i BDI-së për zgjedhje të parakohshme në vitin 2008 fillon një komunikim i koordinuar strategjik me opinionin, i cili u ka sjellë fitore zgjedhore të dyja partive. Ky koordinim është perfeksionuar dhe duket se VMRO dhe BDI të kenë një qendër të përbashkët të komunikimeve strategjike, të cilat kanë për qëllim krijimin e antagonizmave etnike në Maqedoni me qëllim të mbulimit të problemeve reale në shtet”, vlerëson Neziri. Sipas tij, duke ushqyer nacionalizmin maqedonas dhe shqiptar, të dy partitë janë imponuar si shpëtimtare të rrejshme të etnikumeve që përfaqësojnë, duke ngulfatur kështu çdo zë racional që trajtonte problemet reale të shqiptarit dhe maqedonasit. “Kjo lojë me ndjenjat kombëtare është zhvilluar para çdo cikli zgjedhor dhe duket si të jetë planifikuar me precizitet maksimal. Kjo do të ndodhë edhe në këto zgjedhje sepse vetëm me një problem më të madh mund të mbulohet problemi aktual që u paraqit pas zbardhjes së aferave korruptive për figura të larta të po këtyre partive”, thekson Neziri për “Lajm”.

Profesori universitar Arsim Sinani thotë se shatorët në fakt tregojnë se ka filluar pazari parazgjedhor.

“Mendoj se jemi në parafushatë dhe ideja në përgjithësi është të ndezen motorat. Këtë po e bëjnë të gjithë se ju duhet terren për ta shoshitur elektoratin. Realisht situata është e nxehtë dhe problematike. Tendat flasin e se ka filluar pazari”, thekson Sinani.

Ndryshe, BDI vendosi shatorë te vendi ku u paralajmërua vendosja e një kryqi në Butel, mirëpo u tërhoq vetëm pas një nate të kaluar aty, me arsyetim se është arritur marrëveshje që kryqi të mos vendoset. Ky arsyetim tani për tani mbetet i rrejshëm, sepse sot e kësaj dite nuk është prezantuar ndonjë vendim se është anuluar vendosja e kryqit. Ndërkaq kontra-protestuesit e Jakimovskit kanë vendosur shatorë para Gjykatës Kushtetuese, gjoja për ta mbrojtur këtë gjykatë nga protesuesit opozitarë./Almakos

Artikulli paraprakNëse nuk lirohet sot Dugolli, në Kosovë do të publikohen “bomba” për Kumanovën
Artikulli vijuesJETA E REFUGJATËVE NË IDOMENI, ÇDO DITË BËHET MË E VËSHTIRË