Analisti politik, Arben Ahmeti ka shkruar se mundësia që të hënën të ketë të arrestuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht që është krishtlindje ‘i ka shastisur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin’ – shkruan Kumti
Në Facebook, Ahmeti shkruan se Veseli e Thaçi kanë informacione se do të arrestohen dhe se atyre si asnjëherë më parë po u shërben kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai shkruan se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet.
Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në rrjetin social “Facebook”:
Mundesia qe te henen te kete te arrestuar nga Specialja perkunder qe eshte krishtlindje i ka shastisur Hashim Thacin e Kadri Veselin. Si asnjehere me pare atyre po u sherben Ramush Haradinaj. Edhe Kadriu edhe Hashimi kane informacione se do te arrestohen.
Perderisa me vjen keq per Kadrine, Hashimi vete e krijoi Specialen. E ushqeu me bindjen qe ajo do t’i marr njerezit afer tij ( p.sh Kadrine) por jo ate. Tash kur po e sheh se mund te perfundoje ne monstrumin juridik qe vete e ka krijuar po mundohet ta ndale ate.
Sot, neser dhe gjate gjithe ketyre diteve, keta mund te bejne gjithcka ne Kuvendin e Kosoves. Gjithcka te keqe per Kosoven. Vetem per te nuk do te mendojne.
Gjykata nuk mund te zhbehet. Fare lehte ajo hyn ne jurisdiksionin e OKB. Kosova kthehet ne 12 44. Edhe na i leshojme prap banesat me qira per UNMIK. Me rendesi keta me mbajte ymyt qe nuk arrestohen