AI: Në burgjet siriane mijëra të vdekur nga torturat

18 mijë njerëz janë vrarë në burgjet siriane që nga viti 2011 deri në vitin 2015 nga presioni dhe torturat.

Në këto burgje rriheshin dhe torturoheshin rreth 10 njerëz në ditë ose edhe më shumë se 300 në muaj, njofton Amnesty International.

Raporti i Amnesty Internatinal, ka dal bazuar në bisedat me 65 persona të mbijetuar, të cilët kanë treguar për torturat që ata i kanë pasur vazhdimisht nga rojet e burgut.

Të burgosurit rriheshin dhunshëm sapo mbërrinin në burg dhe kjo praktikë kishte marrë nofkën “festa e mikpritjes”. Rrahja pasohej nga kontrolle sigurie, gjatë të cilave edhe shumë të burgosura femra raportuan abuzime seksuale dhe përdhunime, njofton AI.

Të mbijetuarit e burgjeve thonë se ky ishte vetëm fillimi që pasohej nga tortura nga më të ndryshmet ndaj atyre që perceptoheshin si armiq të regjimit.

Raporti vlerëson se 17 mijë e 723 njerëz kanë vdekur në burg në të gjithë Siri në mes marsit të vitit 2011 dhe dhjetor 2015, kur filloi kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad, dhe dhjetor 2015.

Artikulli paraprakArrestohen 5 persona dhe konfiskohen 200 mijë euro nga mallëra të kontrabanduara
Artikulli vijuesSipas drejtoreshës së INPO-s, emërimi i rrugës Ferizaj-Gjilan “Beau Biden” është i kundërligjshëm