Arrestohen 5 persona dhe konfiskohen 200 mijë euro nga mallëra të kontrabanduara

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë një aksioni të filluar sot në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar 5 persona nën dyshimin e bazuar për Krim të Organizuar-Kontrabandim të mallrave dheshmangie nga pagesa e taksave doganore.

Operacioni është shtrirë në 14 lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit ku kanë marrë pjesë mbi 100 zyrtarë policorë dhe doganierë.

Me këtë rast janë janë sekuestruar si prova materiale një mini fabrikë e improvizuar për falsifikimin e mallrave, 19 makina për prodhim ilegal te tiketave te ndryshme, 2 hekurosëspër vendosjen e tiketave në mallra, 20 telefona celular si dhe sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshëm të kontrabanduara dhe dokumente te ndryshme.

“Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Përderisa, sipas vlerësimeve preliminare vlera e mallrave të cilat janë gjetur në lokacionet e dyshuara kalojnë 200,000 mijë euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Artikulli paraprakPoroshenko: Nuk përjashtohet “invadimi i plotë rus”
Artikulli vijuesAI: Në burgjet siriane mijëra të vdekur nga torturat