Ai nuk është terrorist, vetëm një i BARDHË!

Dylann Storm Roof ka rrëfyer se ai i ka vrarë nëntë persona të mërkurën në mbrëmje, në një kishë historike për njerëzit me ngjyrë në SHBA. 21-vjeçari pranoi masakrën. Ai tha se e ka blerë vetë armën. Ndërkohë një shok dhome i tij tha se ai kishte gjashtë muaj që planifikonte këtë akt kriminal. Sipas tij, qëllimi ishte që të niste një luftë civile mes racave.Po ashtu ai tha se Roof kishte thënë se donte të vriste veten pasi të bënte masakrën.Një tjetër mik i tij tha se Roof ankohej se njerëzit e zinj janë duke pushtuar botën.

“Dikush duhet të bëjë diçka për hir të racës së bardhë,” kishte thënë ai. Guvernatori i Karolinës së Jugut, Nikki Haley, tha se ata kërkojnë dënim me vdekje për të riun.

Daja e tij tha se nëse dënohet me vdekje, ai do jetë personi që do shtypë bbutonin.Roof kishte hyrë në kishë një orë përpara se të kryente masakrën dhe ishte bashkuar me grupin që studionte Biblën.

Ai vrau nëntë vetë, por la të gjallë një grua, për të treguar atë që kishte bërë. Një vajzë e vogël shpëtoi pasi u hoq sikur kishte vdekur.

Nëse shfletojmë dhe shohim lajmet, ai në asnjë vend nuk është terroristë, por vetëm një i bardhë i cili synonte të nxiste luftë mes racave. Se çfarë standarde të dyfishta po bëhen kur vrasësi nuk është mysliman apo nuk është zezak, të gjithë jemi dëshmitarë, se a do të jetë ndonjë ditë kjo fushatë vetëngulfatëse për atë që e krijuan dhe e krijojnë për çdo ditë mbetet të shihet, por se kjo me të vërtet mbartë me vete rrezikë./KohaIslame

Artikulli paraprakMichael Douglas merr Nobelin e hebrenjve
Artikulli vijuesKOSI I PERGATITUR NE SHTEPI LUFTON KANCERIN