Banorë të Stambollit janë ngritur në protesta kundër ndalimit të përdorimit të hixhabit nëpër shkollat dhe universitetet e Turqisë.
Me anë të këtyre protestave, shtetasit turq kanë kërkuar që hixhabi islami të lejohet të përdoret në institucionet arsimore. Kjo protestë u organizua me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor në Turqi. Të pranishmit në këto protesta duke hedhur slogane në mbështetje të hixhabit islamik, kanë kërkuar edhe punësimin e femrave me hixhab në institucionet shtetërore të Turqisë. Mijëra përkrahës të islamit në Turqi me anë të protestave kanë dënuar ndalimin e futjes së femrave me hixhab nëpër shkollat e gjimnazeve dhe 9 vjeçare në Turqi. Duke qenë se e arsimi është e drejtë e çdo njeriu, përkrahësit e islamit në Turqi kanë protestuar kundër ndalimit të përdorimit të hixhabit nëpër shkolla dhe nga autoritet turke kanë kërkuar lejimin e vajzave me hixhab të shkollohen nëpër gjimnaze dhe shkollat 9-vjecare. Me ftesë të organizatave jo qeveritare si institucioni liria, institucioni i të drejtave të njeriut dhe institucioni i mbështetjes së njerëzve në nevojë, në rajonin Fateh të Stambollit janë organizuar protesta në mbështetje të Hixhabit. Disa nga organizatorët e këtij manifestimi kanë theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në heqjen e ligjit që ndalon vajzat me hixhab nga e drejta e shkollimit ndërkohë që në universitetet e Turqisë vazhdon diskriminimi i studenteve të veshura me hixhabin islamik. Edhe pse deri diku në Turqi është lejuar përdorimi i hixhabit nëpër universitete, përdorimi i veshjes islame nëpër shkolla vazhdon të përballet me pengesa të ndryshme. Zv/kryetari i partisë Zëri i Popullit në Turqi thotë se moszbatimi i premtimeve të partisë në pushtet është shkaku kryesor i uljes së popullaritetit të kësaj partie. Ai më tej thotë se në radhët e partisë së tij është shtuar numri i femrave anëtare të veshura me hixhab dhe ka kritikuar partinë në pushtet për moskrijimin e kushteve për praninë e këtyre femrave nëpër shkolla, universitete dhe në institucionet shtetërore si në parlamentin e Turqisë. Në Turqi, studentet e veshura me hixhab akoma vazhdojnë të përballen me probleme të shumta në fushën e arsimimit të tyre nëpër universitete dhe në fushën e punësimit në institucionet shtetërore prandaj populli turk është i pakënaqur nga moszbatimi i premtimeve elektorale të partisë AKP e cila më parë kishte premtuar të drejta të barabarta për femrat me hixhab në Turqi.
You Might also Like
Zgjedhjet në Siri nuk do të kenë vlerë
Ndihmësministri i jashtëm rus, Mihail Bogdanov, tha se Presidenti i Sirisë Beshar Esad i kishte…
By
Redaksia
1 Min Read
Reuters: Opozitarëve u është dërguar një sasi e madhe armatimesh?
Agjencia informative Reuters njoftoi se nga Katari dhe Arabia Saudite për grupet çlirimtare që po…
By
Redaksia
1 Min Read
Rusia kundërshton zonën e ndalim-fluturimeve mbi Siri
Rusia ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj mundësisë së zbatimit ndërkombëtar të një zone të…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Vendet evropiane e kanë kthyer Mesdheun në një ”varrezë imigrantësh”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot vendet evropiane se e kishin transformuar Mesdheun në…
By
Redaksia
0 Min Read
Nis në kryeqytetin e Arabisë Saudite konferenca e dialogut për Jemenin
Konferenca e dialogut e mbajtur në Riad të Arabisë Saudite me temë "Shpëtimi i Jemenit"…
By
Redaksia
2 Min Read
NETANJAHU I KËRKON PRESIDENTIT EGJIPTIAN TË MBËSHTESË TRAKTATIN E PAQES
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i dërgoi një letër presidentit të ri egjiptian, Mohamed Morsi për…
By
Redaksia
1 Min Read
