Akikë për AdemJashar Latifajn

Mbrëmjen e kaluar imami Fatmir Latifi ishte nikoqir i akikës së organizuar për nder të djalit të tij AdemJashar Latifajt. Therrja e kurbanit (akika) për fëmiun e posalindur është sunet i fortë sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Dhe kjo bëhet në ditën e shtatë, duke u bazuar në hadithin i cili thotë: “Secili fëmijë është i lidhur me akikën (kurbanin) e tij që therret për të në ditën e shtatë..”.
Në atë mbrëmje ishin shumë të ftuar nga mesi i besimtarëve dhe imamëve me peshë në trojet shqiptare. Këto janë disa nga fotot e postuar në faqen zyrtare të hoxhës Fatmir Latifaj. E veçantë është emri që mban ky fëmijë, ku babai i tij e kishte emruar me emrin dhe mbiemrin e heroit kombëtar Adem Jasharit./KohaIslame

2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

1

Artikulli paraprakErdogan: Turqia ka të drejtë të sulmojë këdo
Artikulli vijuesNëse fiton Trump, një ishull kanadez iu mirëpret