Për rastin monstra arrestohet edhe hoxha Shukri Aliu – VIDEO

Për ekstradimin e Hoxhë Shukri Aliut, pas të cilit Maqedonia ka lëshuar fletëarrest që në vitin 2005, i cili u arrestua nga fundi i tetorit në Kosovë, gjatë periudhës së fundit është punuar në procedurat mes Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës. Ai sot është ekstraduar në vend, konfirmuan për Plusinfo nga MPB-ja.

Hoxhe Shukri Aliu nuk figuron në akuzën e ngritur nga MPB lidhur me vrasjen e pesëfishtë, por ate e akuzojne si mentor te mundshem te kryerësve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, shkruan “Kanal5”.
Përndryshe aktakuza e ngritur ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.

Nga kufiri policia e vendit menjëherë e vendosi në vuajtje të dënimit me burg prej tre viteve, të cilit i është shqiptuar sivjet për veprën penale dhunë, më saktë për pjesëmarrjen gjatë rrahjes në BFI.

Gjykimi për rastin Monstra pritet të fillojë më 20 dhjetor.

/portalb//Tetova1.com/

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/DCdckMMkvEo” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakDevijimi i imazheve të figurave kombëtare
Artikulli vijuesKisha serbe kundër politikës shtetërore për Kosovën