Më shumë se 91.71 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor. Ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.
Sipas këtij ligji, numri i zyrtarëve të lartë publik, të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3657, njofton kjo agjenci nëpërmjet një komunikate. Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 261 zyrtarë të lartë publikë. Gjashtë zyrtar të lartë kanë ofruar dëshmi që gjenden jashtë vendit apo janë të sëmurë, kurse numri i atyre të cilët e kan deklaruar pasurin pas afatit ligjor saktësisht deri me datën 11.04.2012 është gjithsej 36.
Ndryshe, bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja është e obliguar që të inicioj procedurë kundërvajtëse për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji në fjalë.
Për më tej, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, dhe dorëzimin e formularëve për deklarim të pasurisë ditëve të fundit në Agjencinë kundër Korrupsionit mund të ketë lëshime gjatë evidentimit në lista, andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik që të na njoftojnë me kohë dhe ti përmirësojmë lëshimet eventuale të bëra në listën e publikuar për mos deklarim të pasurisë. /koha/kohaislame
You Might also Like
Brovina: Nuk e kam parë kush e ka hedhur gazin lotsjellës
Në gjykimin kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes po dëshmon deputetja Flora Brovina. Ajo gjatë dëshmisë…
By
1 Min Read
Opozita s’ka kandidat për president
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë mohuar se akademik…
By
1 Min Read
Imeraj: Serbët falsifikuan shkrimet për Manastirin e Deçanit (Dokumente)
Hulumtuesi i pavarur shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë, Mr. Shkodran Imeraj vlerëson se…
By
3 Min Read
A është MSA-ja rezultat i marrëveshjes?!
Komisioni Evropian të hënën i ka rekomanduar vendeve anëtare të BE-së që të fillojë negociatat…
By
3 Min Read
Abazi: Zgjedhjet të domosdoshme
Haki Abazi nga “Rockfeller Brothers Fund”, ka vlerësuar se vendimi i “Nismës” dhe i AAK-së…
By
1 Min Read
Arrestohet një anglez në Gjakovë, keqpërdori seksualisht të miturat
Njësiti policor Dretorisë Hetimore të Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me prokurorin themelor për…
By
1 Min Read
