Aksident në Mazgit, një femër në gjendje të rëndë shëndetësore

Një femër është në gjendje të rëndë dhe tre të tjerë të lënduar si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Mazgit, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 vetura e tipit “Audi 80” nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe kjo e ka shkaktuar aksidentin, një femër është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK” ka shtuar Ahmeti,njofton Klan Kosova.

Më herët gjatë ditës janë shënuar edhe dy aksidente të rënda trafiku, njëri me fatalitet.

Artikulli paraprakThaçi lideri më i urryer në mediat serbe
Artikulli vijuesKuvajti përkrahës i aspiratave të Kosovës