Kuvajti përkrahës i aspiratave të Kosovës

Kryekuvendari Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin e Kuvajtit, në largim, në Shqipëri , njëkohësisht ambasador jo-rezident në Kosovë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader.

Veseli vlerësoi angazhimin e Al-Bader për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kuvajtit, në fushat me interes të përbashkët.

Ambasadori kuvajtian theksoi se vendi i tij do të jetë mbështetës i aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi po ashtu se Kuvajti është i pranishëm në 104 shtete me investime dhe shpreson që edhe Kosova të jetë vend i investimeve kuvajtiane, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprakAksident në Mazgit, një femër në gjendje të rëndë shëndetësore
Artikulli vijuesHillary Clinton ka kërkuar nga SHBA-të të pranojnë 65.000 refugjatë