Aksion i Policisë për lirimin e pronave të uzurpuara

Policia e Kosovës ka ndermarrë një aksion për lirimin e pronave që dyshohet se janë të uzurpuara, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës. Aksioni është duke u zhvilluar tek Hotel “ Viktoria” në Prishtinë

“Policia e Kosovës është në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në vazhdën e zbatimit të ligjit, në bashkëpunim më autoritete kompetente për largimin e uzurpatorëve nga pronat e uzurpuara. Edhe sot në Prishtinë ka vazhduar një operacion i tillë” ka thënë Hoxha .

Ndryshe, sipas të dhënave të AKP-së janë 170 prona të uzurpuara, nga 116 persona fizik dhe 54 persona juridik.

Artikulli paraprakUshqimet për sirianët janë gati, por duhet leje qeveritare
Artikulli vijuesTurqia paralajmëron masa të mëtejshme ndaj Gjermanisë