Turqia paralajmëron masa të mëtejshme ndaj Gjermanisë

Turqia është zotuar se do të ndërmarrë masa të mëtejshme pasi parlamenti gjerman e miratoj një rezolutë që vrasjen masive të para një shkeulli të armenëve nga Perandoria Osmane e konsideron gjenocid.

Turqia tashmë e ka kthyer në Ankara për konsultime ambasadorin e saj në Berlin, pas votimit të djeshëm në Bundestagun gjerman.

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë sot se Gjermania e ka bërë një “gabim historik, të cilin duhet ta korrigjoj”.

Megjithatë, ai nuk e ka treguar konkretisht se çfarë masash tjera mund të ndërmarr Ankaraja, ndonëse ka shtuar se askush nuk duhet të pres që marrëdhëniet bilaterale të “përkeqësohen tërësisht”.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milionë armenë janë vrarë nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore, një ngjarje që nga dijetarët shikohet si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.

Turqia nuk pajtohet me këtë vlerësim.

Ata thonë se numri i viktimave është fryrë ndërsa të vrarët i konsideron si viktima të një lufte civile.

Artikulli paraprakAksion i Policisë për lirimin e pronave të uzurpuara
Artikulli vijuesFrancë, Gjermani: Vërshimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme