Aktakuzë për pesë imamë e hoxhallarë

PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KA NGRITUR SOT AKTAKUZË, PRANË GJYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË, KUNDËR PESË TË PANDEHURVE: B. R. ISH IMAM NË XHAMINË AFËR TERMOKOSIT NË PRISHTINË, I. B. HOXHË NGA PRIZRENI, E. G. KRYEIMAM NGA PEJA, M. M. IMAM NGA PRIZRENI DHE TË PANDEHURIT F. R.

Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit E. G. dhe M. M. Po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 par. 2 lidhur me par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë, nga neni 411 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Artikulli paraprakProkuroria s’gjen fakte për të akuzuar Shefqet Krasniqin
Artikulli vijuesOperacioni ‘Mburoja e Eufratit’ vazhdon me vendosmëri