Mustafa e Rama në Morinë: nga sot kufiri me zyrë të bashkuar doganore

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri kosovar Isa Mustafa do të pёrurojnё sot së bashku tranzitin e pёrbashkёt doganor mes Kosovёs dhe Shqipёrisё.

“Në Morinë me Isa Mustafën. Nga sot kufiri me zyrë të bashkuar doganore. Marrin fund procedurat e kostot e dyfishta. Dy shtete një hapësirë!”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Në 17 shkurt është Dita e Pavarësisë së Kosovës, shtetit të ri evropian të shpallur para 7 viteve dhe të njohur deri tash nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bënte të ditur në fillim të 2015-tës Policia kosovare ekskluzivisht për ATSH-në.

Në tre vendkalimet, Vërmicë-Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë në vitin 2014 kishte 4 262 588 hyrje-dalje të personave, 689 940 më shumë se në vitin 2013, kur kishte 3 572 648 hyrje -dalje.Në këto tre porta kufitare në 2014 kishte 1 623 882 hyrje-dalje të automjeteve, 291 553 më shumë se në vitin 2013 kur kishte 1 332 329 hyrje-dalje.

Artikulli paraprakDuhanpirja të budallalleps
Artikulli vijuesRritet numri i familjeve të kthyera nga vendet e BE